FillimiMuzik ShqipPortokalli Big Brother AlbaniaTop Fest 5

Gjergj Fishta --Gomari i Babatasit--


Video Link
Hi5/MySpace Code  

Video Info

Description: --Gomari i Babatasit-- Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rricna t'ndyet, mikrobe të kqi qi të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhè der kur ju, tu tallë npër ne, do t'na qelbi fis e atdhè? Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë, se tash ma jemi tue u njoftë, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se për ju, po, duhet laku, për me u vjerrë o kund m'do i shpat! Deri dje, pa kmishë mbi shtat, me 'i gjysmë setre t'pa astar, lshuemum krahve kalavar e me 'i komçë t'njtitme nën grykë: pantallonat me "gjyslykë" kto edhe lidhun me nji spagë: shtatit rreshke e ba saragë, t'tanë gordec e berbalec pa ndo 'i msim, pa ndonji dije, me 'i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nën themër: turq a sllave a grek me zemër, falun barkut veç Shqipnisë, si ajo marrja e t'gjith njerzisë... tuj u shite ju për gjithë treg, sod na mbahi "Skandërbeg", e ngërdhucë, goditë, limue, rrue, qethë, pipirique, tash n'"smoking", tash në "bon-jour" ju, qi dje s'kishit as ushkuer me lidhë brekët me nder me thanë m'sahan t'huej gjithmonë me ngranë, rrugën krejt na e keni zanë, ke na shkoni pash e m'pash, edhe besa me "gulash" me "afishe" e me "sultjash", me "kjumshtuer" e me "ashurè", "kosha gjelash" si kubure, "tarator", "pilaf me kos", "mish me qepe" e "majdanos" "shish qebap", "brizholla viçi", "kunguj t'mbushum", "kuzuici", "kabuni"- e "mualebi". Barku sod ju rri ju kodër, kargatisë e bamun lodër: der sa ata burrat e dheut, qi për jetë e nderë t'Atdheut kane ra n'luftë si shqipe t'leta, kanë shkri gja e shpija t'veta, kanë tuj dekë rrugave unit, me iu dhimbë gurit e drunit. Përse, po, kta matrahulla, kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula, n'vend qi ju me u vu n'konop, a se brinjt m'jau zbru me shkop, a, mos tjetër, me u ngushtue me xjerrë zhuri kund m'ndo 'i prrue për me shtrue ndo 'i rrugë të shtetit a me dlirë ndo 'i skelë detit, lavjerre buzësh, harru si viça kqyrin m'ju si t'ishi ogiça, për me u pri udhës s'qytetnisë e me i sjellë t'marën Shqipnisë. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit qi "shqiptarë" vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo 'i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Përparimi e Qytetnia, por veç pse ende der më sot nji tyran s'po e gjeni dot, nën kambë t'cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjë me jue, e jau njof shpirtin der m'palc, pleh i ndytë me u bartun n'shalc e me u qitë jashta Shqipnije.
Views: 6,899
Comments: 0

Related Videos

Pashko Vasa -- O moj Shqypni, e mjera Shqypni -- Gjergj Fishta --Gomari i Babatasit-- Gjergj Fishta
Ali Asllani --Dasem e madhe-- Ali Asllani --HAKERRIM-- Gjergj Fishta --Sarkastik-- Reshat Arbana
Reshat Arbana - Per ku po udhetojme(pjesa e trete) Reshat Arbana - Per ku po udhetojme(pjesa e pare) Reshat Arbana - Per ku po udhetojme(pjesa e dyte)


ZEMER SHQIPTARE HITET 2008